Dyshekët latex janë përdorur që nga vitet `50 dhe njihen për jetëgjatësinë e tyre më të lartë se çdo dyshek tjetër. Ata njihen edhe për faktin se janë natyralë dhe të shëndetshëm. Nëse je një ambjentalist, patjetër që latex-i është zgjedhja për ty. Nga ana tjetër, memory foam njihet për komfortin, shpërndarjen e mirë të presionit dhe ndihmon qarkullimin e mirë të gjakut. Por në të kundërt të latex-it, memory është një lëndë kimike. Në pyetjen se cili është dysheku më i mirë, nuk ka një përgjigje të saktë. Të dy dyshekët ofrojnë të mirat e tyre dhe zgjedhja varet nga preferencat dhe kërkesat e individit.

Latex ka më shumë elasticitet dhe një mbështetje më të përgjithësuar sesa memory foam. Kur përdoret në një dyshek, kjo do të thotë kundërpërgjigje më e shpejtë ndaj lëvizjeve. Latex vjen në varietet natyral, sintetik dhe të përzier.

Foam Memory është një shkumë e bërë nga njeriu me poliuretan dhe materiale shtesë që krijojnë vetitë viskoelastike. Kur përdoret presion ndaj këtij materiali, dysheku do t`ju përqafojë dhe konturojë me ato presione. Kohët e reagimit (sa shpejt ndryshon dysheku në presion) ndryshojnë në bazë të llojit të veçantë të memory foam, por gjithsesi ai reagon më ngadalë se latexi.

Për të gjithë ata që mendojnë se nëse ke probleme me shpinën të duhet një dyshek i fortë; ky është një mit. Është provuar se memory foam është më i miri në përqafimin e kontureve të trupit, duke krijuar një suport shumë të mirë dhe niveluar trupin.

Memory është gjithashtu e përshtatshme për persona të cilët nuk lëvizin gjatë gjumit. Ky material do kohë që të rikthehet në pozicionin fillestar. Nëse nuk lëvizni ky dyshek do t`ju sigurojë rehatinë e duhur duke duplikuar formën e trupit tuaj dhe duke mos ushtruar presion. Marrëdhënia e mirë me pikat e presionit (shpatulla, ije) e bën perfekt për persona që flenë në pozicion anësor, por nuk është i këshillueshëm për pesha të rënda.

Megjithatë, një problem madhor është transferimi i nxehtësisë. Dysheku memory e thith nxehtësinë e trupit dhe kjo bën që të sjellë parehati sidomos në periudhën e verës. Modele të reja që përmbajnë xhel freskues janë në qarkullim, por ky problem nuk është zgjidhur ende plotësisht.

Nga ana tjetër, dysheku latex është për këdo me parametra dhe preferenca të kundërta. Latex është një material natyral, i mirë në procesin e ventilimit dhe lëvizjen e ajrit duke siguruar freski dhe temperaturë konstante. Nuk transferon lëvizjen aq sa memory, pra është më solid. Për persona të cilët lëvizin gjatë natës ky është dysheku i duhur sepse ndryshon formë shpejt dhe kthehet në pozicionin fillestar.

Siguron një suport të mirë të trupit dhe kombinuar me një jastëk të butë, bëhet një zgjedhje shumë e mirë për ata që vuajnë nga problemet e shpinës. Padyshim që pikat më të forta të latex janë qarkullimi i mirë i ajrit dhe fakti që është anti-alergjik, anti-bakterial dhe anti-parazitar. Gjithashtu është një investim që zgjat më shumë në kohë.

Të dy dyshekët kanë modelet e tyre të rinovuar dhe sjellin inovacione për të përmirësuar sa më shumë karakteristikat e tyre. Zgjedhja sidoqoftë, duhet të bëhet bazuar në eksperiencën tuaj personale, problemet tuaja me gjumin dhe shqetësimet që ju përjetoni.

Ndërkohë, hidhini një sy linjave Latex dhe Memory që ne kemi përzgjedhur për ju.