Dysheku zgjidhni është shumë i rëndësishëm për cilësinë tuaj gjumit dhe ju duhet  konsideroni një shumëllojshmëri gjërave kur blini një ri. Marrëdhënia e dyshekut me ju është e pavarur nga çmimi ose lloji i materialeve. Nëse ju zgjoheni me dhimbje, atëherë është koha për të investuar në një model të ri. Parehatia është treguesi kryesor që duhet të keni parasysh nëse do të ndërmerrni procesin e ndërrimit të dyshekëve. Por si mund të zgjedhim dyshekun perfekt i cili do na falë rehatinë e kërkuar për vite me rradhë, pa u penduar për zgjedhjen që bëmë? Shikoni karakteristikat e mëposhtme:

1.Jetëgjatësinë
e dyshekut tuaj aktual

Nëse keni rreth tetë vjet që po përdorni njëjtin dyshekndoshta ka ardhur koha ta ndërroni. Pas disa vitesh, sipërfaqja e tyre fillon të krijojë fundosje dhe nuk siguron suportin e dikurshëmDisa materiale si latex, i japin një jetëgjatësi 12 vjeçare dyshekut. Madje disa modele nuk kanë afat përdorimi dhe mund të përdoren gjatë gjithë jetës. Por pavarësisht kësaj, e mira është që gati çdo dekadë të bëni një ndryshim. 

2.Lloji që ju përshtatet

Zgjedhja më e mirë nuk është gjithmonë dysheku më i shtrenjtë ose modeli më i fundit: është aftësia për të komplementuar trupin tuaj. Në varësi të problemeve tuaja me pagjumësinë ose problemeve të shpinës, ju duhet të zgjidhni materialin i cili ju jep zgjidhjen më të mirë.  

3.Buxheti

Sipas buxhetit që keni planifikuar për investimin tuaj, duhet të bëni një seleksionim të modeleve dhe më pas t`i shqyrtoni ato për parametrat e tjerë. Për këtë do ju duhet një ndihmës i mirëinformuar mbi produktet që po shet. Nëse personi i ngarkuar me detyrën për t`ju shërbyer nuk mund t`ju ndihmojë me informacion të vlefshëm për të bërë zgjedhjen, atëherë largohuni. Nuk mund të bëni një investim symbyllur.

4.Fortësia
 
E lidhur me pikën e dytë, lloji dhe fortësia janë shumë të rëndësishme në gjumin tuaj. Ka dyshekë të fortë, të mesëm dhe të butë. Miti që qarkullon thotë se të gjithë ata që vuajnë nga problemet e shpinës duhet të marrin dyshek me fortësi maksimale. Kjo nuk është e vërtetë. Mos e bazoni zgjedhjen tuaj mbi informacione të cilat gjithmonë merren të mirëqena, por nuk janë të vërteta.

5.Pozicioni i fjetjes
 
Nëse pozicioni juaj i fjetjes është anësor, ju duhet një dyshek me fortësi 3-6 (ku 10 është fortësia maksimale). Nëse flini mbështetur me shpinë, fortësia më e mirë varion midis 4-7. Nëse flini mbështetur me stomak, fortësia duhet të jetë midis 5-8. Gjithashtu lloji i materialit është i lidhur me pozicionin e fjetjes, pasi materiale të ndryshme ushtrojnë forca të ndryshme presioni mbi trupin tonë.

6.Pesha

Suporti, temperatura dhe vjetërsia me kohën varen shumë nga pesha e trupit tonë.
Nëse jeni 68 kg ose më pak, dyshekët me fortësi të ulët janë shumë të përshtatshëm për të krijuar rehati. Në pesha më të mëdha, këta dyshekë mund të jenë të parehatshëm pasi  krijojnë zhytje dhe së bashku me trupin tuaj mbledhin nxehtësi. Në peshat e lehta fortësia 3-4 është perfekte. Nëse kërkoni një dyshek me fortësi të mesme, duhet të zgjidhni midis 4-6. Fortësia maksimale e përshtatshme për këto pesha nuk shkon më shumë se 8.

Grupi i dytë i peshave (68-90 kg) është më i favorizuari. Shumica e dyshekëve dizenjohen duke menduar këtë grup personash. Një dyshek me fortësi 5-7 do të ishte një zgjedhje e cila kurrsesi nuk do të zhgënjente. Fortësia maksimale nuk duhet të kalojë stadin 8-9.

Peshat më lartë se 90 kg duhet të kërkojnë për dyshek me një shtresë komforti të bollshme. Shtresa e komfortit është ajo e sipërme e dyshekut, e cila është në kontakt të drejtpërdrejtë me trupin. Dyshekët e butë që mund të komplementojnë këta trupa janë shumë të vështirë për t`u gjetur. Më e mira është të qëndroni midis dyshekëve me fortësi të mesme dhe të fortëve që nuk shkojnë më shumë se stadi 8.5-9.

Pasi të keni bërë këto kalkulime, jeni gati për një dyshek të ri. Ndërkohë, hidhini një sy linjave të MelvinFlex me dyshekë universalë e të diferencuar. Nëse keni nevojë për sugjerime, plotësoni testin e Melvinflex dhe ne do ju ndihmojmë në zgjedhjen tuaj.