Një shitës i dyshekëve duhet të di gjithçka në lidhje me produktet që ofron. Duhet të ketë informacion në lidhje me kompanitë që i prodhojnë ato dhe materialet përbërëse. Duhet të jetë në gjendje të informojë sa më mirë klientët duke i treguar për çdo dyshek në dyqan dhe të bisedojë me ta në detaje rreth komponentëve të tij të ndërtimit.

Në MelvinFlex të ndihmon një staf i mirëinformuar, gati për të komunikuar me ty. Ne jemi një kompani e cila përfshihet në prodhimin e çdo produkti. Duke mos qenë thjesht importues të tyre, ne dimë çdo gjë për gamën e gjerë të dyshekëve dhe aksesorëve që disponojmë. Puna artizane dhe dedikimi ynë përkthehen në produkte cilësore, të personalizuara dhe përmbushje e kërkesave tuaja.

Për të bërë një zgjedhje sa më të mirë, hapi i parë është një pasqyrë e gjendjes suaj aktuale. Që të orientoheni drejt produkteve më të përshtatshme, si fillim duhet të ndani me shitësin fakte si:  

·         Lloji i dysheku tuaj aktual
·         Sa vite keni që flini në të
·         A vuani nga probleme të shpinës
·         Çfarë komplikacionesh të tjera ju shkakton dysheku

Pasi ju keni ndarë të gjithë këto shqetësime me shitësin, atëherë do të jeni gati për të parë llojet e dyshekëve që janë më të përshtatshëm për ju. Personeli do t`ju ndihmojë në shpjegimin e materialeve dhe benefitet e tyre. Zgjedhja do të jetë shumë më e thjeshtë se në fillim.

Shitësi që i di të gjitha është shumë i rrallë. Por nëse e takoni ka rrezik të përfundoni duke ditur dhe ju aq shumë sa ai.

Nëse doni të zbuloni dyshekun më të mirë për ju sipas preferencave dhe kërkesa që keni, bëni testin e MelvinFlex, ose hidhini një sy linjës së dyshekëve në katalogun tonë.