Melvin Flex
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Rreth Nesh

 
 
 
Shtrati është vendi ku të gjitha ditët nisin dhe përfundojnë. Orët e gjumit janë ato që bëjnë diferencën.

Në këto orë varet humori, energjia dhe produktiviteti yt. Sepse një shtrat është më shumë se vendi ku ti fle. Është vendi ku qetësohesh pas një dite të gjatë. Është vendi ku rimbledh fuqitë për të nesërmen. Për më shumë lëvizje, më shumë aktivitet, më shumë jetë.

Shprehja thotë se me një bark bosh nuk mund të filozofosh. Ne themi; me një gjumë të keq, nuk mund të funksionosh.
Prandaj në Melvinflex punojmë fort për të t'i bërë këto orë sa më të vlefshme.

Në vitin 1993 ishim të parët që sollëm cilësinë europiane në dhomat shqiptare të gjumit. Tashmë, pas 25 vitesh aktivitet, mund të themi se të njohim më mirë se kushdo. E dimë çfarë kërkon dhe jemi të gatshëm ta ofrojmë.

Ne jemi një ekip largpamës e inovativ që mbi të gjitha, dashuron gjumin e mirë. Qëllimi ynë është të rikonceptojmë dhomën më të rëndësishme të shtëpisë tënde me stil dhe funksionalitet. Ne synojmë ta transformojmë dhomën e gjumit në një hapësirë ku të mund të shijosh çdo moment zgjuar dhe çdo sekondë kur fle.

Melvinflex është kontrata jote afatgjatë me gjumin e mirë!