Para zhvillimit të shtresave dhe dyshekëve memory foam, NASA ishte e para që e përdori këtë material 50 vite më parë. Memory foam u përdor për karriget e astronautëve të fluturimit, në mënyrë për t’i mbrojtur ata nga forcat e fuqishme të gravitetit të përjetuara në uljen e anijes kozmike.
Në 1992, ajo u përdor për herë të parë nga një kompani amerikane e prodhimit të dyshekëve si një shtresë suporti mbi dyshekun bazik të shitur deri atëherë. Që prej atëherë, memory foam është një nga materialet më të pëlqyera në mbarë botën për dyshek. Ai është një material visko-elastik. Kjo veti e saj e bën të jetë në të njëjtën kohë e dendur, solide por shumë fleksibël. Ajo merr formë sipas siluetës së trupit tuaj dhe kur çoheni kthehet përsëri në formën fillestare.
Dyshek memory foam ka pësuar shumë ndryshime gjatë viteve. Sot në industrinë e dyshekëve përdoren tre lloje të saj:
Dyshek memory: modeli tradicional
Ky është një nga modelet fillestarë që u përdor dhe përmban të gjitha karakteristikat që përmendëm më lartë. Problemi i vetëm ishte se nxehtësia nuk transferohej, ajri nuk qarkullonte dhe gjatë periudhës së ngrohtë të vitit ishte shumë e bezdisshme të flije në të. Dy llojet e projektuara më vonë u dizenjuan për të zgjidhur këtë problem.
Dyshek memory: modeli open cell
Ky model ka një strukturë të brendshme ndryshe nga tradicionali. Ai e bën më të thjeshtë ventilimin dhe lëvizjen e ajrit. Kështu nxehtësia që përcjell trupi nuk bllokohet në dyshek duke e bërë të përshtatshëm për gjithë vitin, edhe në temperatura të larta.
Dyshek memory: modeli gel memory foam
Që nga vetë emri, ky model është një çiftim i shtresës memory me një përbërje xheli, i cili ndahet në dy tipe. Tipi i parë i xhelit është thjesht një thithës nxehtësie duke dhuruar një ndjesi freskie për një gjumë të rehatshëm dhe temperaturë konstante.
Tipi i dytë quhet “phase-changing”. Për ta përkthyer, ajo që ky material bën është ndryshimi me faza i temperaturës së dyshekut. Në disa momente ky xhel e thith nxehtësinë dhe në një moment tjetër e çliron. Kjo për arsyen se temperatura jonë gjatë gjumit nuk është asnjëherë konstante. Për të dhuruar një ndjesi sa më natyrale dhe për një gjumë pa shqetësime, ky material e ndryshon temperaturën sipas lëvizjeve tona, duke vepruar në pikat e presionit.
Nëse doni të blini një dyshek të tillë, hidhini një sy linjës Memory Foam të MelvinFlex.“